Subscribe

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka zhvilluar një takim konsultues me konstitucionalistë, dhe ekspertë ligjorë, lidhur me ngërçin që ai ka evidentuar mbi përbërjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas përcaktimeve të Kushtetutës së re, që hyn në fuqi më 11 gusht, Presidenti i Republikës do të duhet që brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit themeltar, të bëjë përzgjedhjeve e anëtarëve të Këshillit, përmes shortit. Por mungesa e një ligji, ku do të përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, sipas kreut të shtetit e bën të pamundur nisjen e procedurave përkatëse. Zyra e shtypit pranë Presidencës bën me dije se gjatë takimit, Presidenti theksoi qëndrimin e tij se çdo akt ligjor që del nga Institucioni i Presidentit të Republikës bazohet mbi sjelljen institucionale, do të jetë i mirëargumentuar dhe i përgjegjshëm, në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Ndërkohë, të martën paradite është lajmëruar një takim i presidentit Nishani me përfaqësues të grupeve parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *