E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Presidenti Meta viziton Kosovën/ Merr pjesë në 110 vjetorin e Kuvendit të Junikut

Presidenti, Ilir Meta vizitoi këtë të hënë Kosovën me rastin e 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut.

 

Fillimisht Kreu i shtetit së bashku me homologen e tij, Vjosa Osmani vendosën kurora me lule te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha. Më pas, gjatë ceremonisë ilir meta vuri në dukje angazhimin e shqiptarëve për paqe si dhe për të drejtat e tyre, duke nënvizuar situatën në Preshevë dhe Bujanovc.

 

Reklamë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se është shumë e rëndësishme që mos të harrohet Historia.

 

Kuvendi i Junikut u mbajt nga data 21 deri më 25 maj të vitit 1912 me nismën e Hasan Prishtinës ndërsa morën pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, dhe sanxhaku i Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit. Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit vendosën që të vazhdohej kryengritja e armatosur.

Më shumë video

Reklamë