E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Presidenti Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe

Presidenti Ilir Meta, në vijim të vizitës zyrtare në Egjipt, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, zoti Ahmed Aboul Gheit.

 

Në këtë takim kreu i shtetit ka shprehur vlerësimim për bashkëpunimin shumë të mirë të Shqipërisë me vendet anëtare të Ligës Arabe.

 

“Si vend kandidat për në Bashkimin Europian dhe si vend mik me vendet e Ligës Arabe, Shqipëria është shumë e interesuar që ky bashkëpunim të forcohet gjithnjë e më shumë”.

 

Gjithashtu, Presidenti Meta e njohu zotin Gheit me zhvillimet më të fundit pozitive në rajonin e Ballkanit, si dhe orientimin e vendeve të tij drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s.

 

Gjithashtu në këtë takim dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe tek sfidat me të cilat përballen rajoni i vendeve të Ligës Arabe dhe ai i Ballkanit Perëndimor.

 

Vazhdo të lexosh