Subscribe

Brenda pak javëve Gjykata Kushtetuese pritet të  japë vendimin final për dy çështje të rëndësishme; e para shkarkimi i Ilir Metës nga posti i kryetarit të shtetit dhe e dyta vlefshmëria e zgjedhjeve lokale.

Të dyja këto vendime duket se nuk e shqetësojnë kryetarin e shtetit Ilir Meta, i cili nga Pogradeci ,ka shmangur komentet për shkarkimin e tij duke e cilësuar një lëvizje politike nga ana e mazhorancës socialiste

 

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

“Nuk ekziston një çështje e tillë, ajo është një çështje politike, kështu që jam tepër i qetë për sjelljen e të tjerëve, sepse sjelljet e mia kanë qenë tërësisht në respekt të Kushtetutës dhe jam shumë krenar për të gjithë veprimtarinë time në mbrojtje të kushtetutës.”

 

Vendimi i tjeter i gjyqtareve kushtetues pritet t’i japë fund debatit për zgjedhjet lokale ku opozita nuk mori pjese duke i lënë 60 bashki partisë socialiste. Për këtë çështje komisioni i Venecia do të japë opinionin e tij në 14 tetor  dhe më pas do të shprehet gjykata. Kryetari i shtetit e ka bërë të qartë se pa u shprehur gjykata ai nuk do të dekretojë datën e zgjedhjeve për 5 bashkitë që kanë mbetur pa kryetar.

 

“Presim një vendim të gjykatës kushtetuese për zgjedhjet vendore, pavarësisht se në vlerësimin tim kjo është një çështje shumë e qartë”.

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka preferuar të shmangë komentet për debatet e brendshme në PD, edhe pse ka pasur një mesazh për klasën politike.

 

 

 

“Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, skenar që luhet prej vitesh dhe jam i sigurt që  Shqiptarët nuk do pranojnë kurrë të kthehen në modele, të cilat nuk i takojnë kontinentit tonë. Shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara.”

 

Deri në 25 prill Presidenti i Republikës ka qenë një prej protagonistëve më aktivë në skenën politike shqiptare, por pas betejës zgjedhore ai ka zgjedhur një profil më të ulet publik.

 

PRESIDENTI “SHPERFILL” SHKARKIMIN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *