E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti Meta me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë: Të forcojmë miqësinë

Në vijim të vizitës së tij në Uashington D.C,  Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte i ftuar kwtw tw martw në një takim nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë.

 

 

Presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy Chorba dhe Ambasadorë të tjerë të pranishëm u njohën gjatë këtij takimi me zhvillimet në Shqipëri dhe veçanërisht me proceset më të fundit në rajonin e Ballkanit.

Reklamë

 

 

Presidenti Meta, falënderoi Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë duke vlerësuar aktivitetin e tyre dhe ndihmesën profesionale dhe këshillimore që ata japin për çështje të rendësishme të politikës së jashtme.

 

 

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, pranoi ftesën e Presidentit Meta për të vizituar Shqipërinë, me qëllim promovimin e vendit e forcimin e miqësisë dhe marrëdhënieve midis dy vendeve.

 

 

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, është një organizatë me influencë në SHBA, që shprehet në mënyrë të vazhdueshme për politikën e jashtme dhe bashkëpunon me Komitetin e Politikës të Jashtme në Senatin dhe Kongresin Amerikan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë