Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim ligjin e inspektimit.
Në dokumentin e siguruar nga gazetari i Vizion Plus, Ermal Qorri, argumentohet se ky ligj shkakton paqartësi dhe vështirëson zbatueshmerinë e tij.
Po ashtu, në dekret theksohet se neni 68 deri në atë 124 ndikojnë në ndryshimin e 68 ligjeve të tjera, pasi në përmbajtjen e këtyre të fundit kanë dispozita zbatuese të inspektimit.
“Ky bashkim mekanik i disa ligjeve me natyra dhe objekt të ndryshëm në një ligi të vetem shkakton potencialisht konfuzion, mbjell paqartesi, sjell pasiguri, komplikon dhe vështirëson zbatueshmerinë e ligjit.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës.
Ky ligj mori “dritën jeshile” nga Kuvendi, më 13 shtator. Ndryshimet në këtë ligj u hartuan me përfshirjen e të gjitha dhomave të biznesit që operojnë në Shqipëri përfshi ato te huaja, ekspertizës se OECD.
“Ndryshimet do të ndryshojnë rrënjësisht marrëdhënien e trupave të inspektimit me biznesin dhe sipërmarrjen, duke ulur barrën ndaj tyre, me pak inspektime, jo masë administrative por paralajmërim e lënie detyrash me qellim vetrregullim, vetformalizimi”, argumentoi asokohe Delina Ibrahimi, ministre për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit./vizionplus.tv