E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti iranian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se nëse Izraeli vazhdon të sulmojë vendin e tij, përgjigja ushtarake do të jetë “më e ashpër dhe më e fuqishme”.

Njoftimi u bë sot nga presidenca iraniane, sipas së cilës, Pezeshkian e bëri deklaratën e tij gjatë një bisede telefonike që pati me kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif.

Irani ka paralajmëruar lëshimin e 2 mijë raketave drejt Izraelit si kundërpërgjigje gjatë ditës së sotme, por ende nuk ka të dhëna konkrete.

Izraeli nga ana tjetër ka nisur të sistemojë qytetarët në strehimoret e nëndheshme, përfshi edhe pacientët e spitaleve, nga frika e një sulmi me shkallë të gjerë prej Teheranit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë