E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti i ri, PS: Mbështesim kandidaturën e Metës

Koalicioni qeveritar vendosi: Ilir Meta është kandidati për postin e Presidentit të Republikës. Pasditen e së premtes, ligjvënësit do të votojnë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të shtetit. Mbështetja për kandidaturën e Metës erdhi pas një pasdite intensive lëvizjes politike. Menjëherë pas përfundimit të raundit të tretë të votimit, ku nuk u paraqit asnjë kandidaturë e për këtë shkak dështoi, në selinë e LSI-së pasdite është mbledhur grupi parlamentar për të diskutuar mbi hapat që do të hidhen në funksion të zgjedhjes së Presidentit në raundin e 4-t.

 

Gjatë mbledhjes, mësohet se kreu i LSI-së është shprehur se partia që përfaqëson t’i propozojë aleatëve socialist dy kandidatura. Ndërkohë që janë mbledhur firmat për mbështetjen e kandidaturës së Metës. Pas këtij momenti u vendos që Ilir Meta dhe Petrit Vasili, të jenë dy emrat që do të shkonin për të marrë mbështetje nga PS.

 

Reklamë

Pas përfundimit të mbledhjes, Ilir Meta dhe Edi Rama u takuan në Rezidencën Qeveritare pranë Kryesisë së Kuvendit. Takim, i cili u pasua me mbledhjen e kryesisë së PS-së. Pas mbi një orë e gjysmë mbledhje, Taulant Balla njoftoi përkrahjen që PS i jep kandidaturës së Metës për President të Republikës. Lëvizjet vijnë pas një deklarate të ashpër të kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi në Parlament, i cili i bëri thirrje për zgjedhje të Presidentit nga kjo mazhorancë.

 

Kushtetuta e Shqipërisë përcakton 5 raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit. Nga këto, në 3 raundet e para kandidati duhet të marrë të paktën 84 vota deputetësh, ndërkohë që në raundin e 4-t dhe të 5-të kreu i shtetit  mund të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë votash. E nisur nga fakti se tre raundet e para janë djegur, Ilir Metës i mjaftojnë 71 vota për tu zgjedhur President, edhe pse koalicioni ka vota edhe sikur të ishin të nevojshme shumicë e cilësuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë