Andrea Agnelli ka folur për herë të fundit si president në mbledhjen e aksionerëve të Juventusit.

Ish-presidenti u largua nga posti i tij pas më shumë se 12 vitesh. Kjo erdhi për shkak të hetimit nga prokuroria në lidhje me dyshimet për fshehjen e të ardhurave apo tjetërsimin e bilanceve financiare te “Zonjës së Vjetër”.

Agnelli është shprehur se askush nuk ka vepruar kundër rregullave financiare, teksa theksoi se para së gjithashtu tani duhen mbrojtur interesat e klubit.

 

ANDREA AGNELLI

“Vendimi për t’u larguar nga posti i presidentit nuk ishte i lehtë. Unë gjithmonë kam bërë maksimumin për të marrë rezultatet më të mira brenda dhe jashtë fushës dhe këto kanë qenë rezultate të jashtëzakonshme. Ishte një vendim që e mora me bindje dhe në qetësi të plotë. Kompania është thirrur të mbrojë pozicionin e saj. Personalisht jam i bindur se kam bërë mirë vitet e fundit dhe vërejtjet ndaj nesh nuk janë të justifikuara. Megjithatë kompania duhet të vazhdojë në rrugën që ka nisur. Mbroni interesat e klubit. Për këtë arsye, mendova se ishte e përshtatshme të bëja një hap prapa. Prandaj Juventusi është para gjithçkaje dhe të gjithëve. Deri në fund”.

 

Tashmë vendin e presidentit të Juventus do e mbajë Gianluca Ferrero, i cili do ta marre zyrtarisht detyrën në datën 18 janar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *