Subscribe

Këtë të diel përfundon afati që ka opozita për t’i propozuar mazhorancës një ose disa kandidatë për kreun e ri të shtetit.

 

Opozita ende nuk ka asnjë emër në atë që përcaktohet si shansi i fundit nga maxhoranca për të propozuar kandidat për Kreun e ri të Shtetit. Në raundin e katërt maxhoranca ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë kandidatët për president që do të çohen më pas për votim në parlament.

 

Nesër, e hënë më 30 maj, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë dy seanca plenare. Sipas njoftimit zyrtar, në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

 

Në orën 11: 00 do të vijojë seanca plenare, e cila në rendin e ditës do të ketë çështjet e parashikuara në Kalendarin e Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *