Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, pritet të mbërrijë në Shqipëri, më 10 maj 2023. Ndërsa, më 11 maj 2023, ora 11:00, do të pritet me nderimet e rastit nga Presidenti Begaj, në Institucionin e Presidentit të Republikës.

 

Pas ceremonive të mirëseardhjes, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim të veçantë dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dyja vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, të dy presidentët do të zhvillojnë një konferencë për media.

 

Ndërsa në orën 16:30, të dy presidentët do të marrin pjesë dhe do t’i drejtohen me mesazhe, forumit të përbashkët ekonomik që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dyja vendet. Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).

 

Gjatë qëndrimit në Shqipëri Presidenti Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës.

 

Njoftimi i Presidencës:

 

Me ftesë të Presidentit Begaj, më 10-11 maj 2023, Shqipërinë do ta vizitojë Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda

 

 Tiranë, 7 maj 2023

 
Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, më 10-11 maj 2023, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, Presidenti i Republikës së Polonisë, Sh.T.Z. Andrzej Duda, i cili do të shoqërohet në këtë vizitë edhe nga Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda.

 

Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri.

 
Presidenti i Polonisë Duda pritet të mbërrijë në Shqipëri, më 10 maj 2023. Ndërsa, më 11 maj 2023, ora 11:00 do të pritet me nderimet e rastit nga Presidenti Begaj, në Institucionin e Presidentit të Republikës.

 

Pas ceremonive të mirëseardhjes, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim të veçantë dhe më pas do të kryesojnë delegacioniet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, të dy presidentët do të zhvillojnë një konferencë për media.

 
Në pjesën e dytë të ditës, në orën 16:30, të dy presidentët do të marrin pjesë dhe do t’i drejtohen me mesazhe, forumit të përbashkët ekonomik që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dy vendet. Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësisht polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).

 
Gjatë qëndrimit në Shqipëri Presidenti Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *