Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 July 2026
Vizion fokus

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave,...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet...

Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore...

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur policia rrethon...

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet financiare në...

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia i dyshuari...

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien me Iranin:...

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

Presidenti i Iranit letër të hapur amerikanëve: Nuk e nisëm ne luftën dhe nuk jemi kërcënim

1 Prill 21:39

Masoud Pezeshkian ka theksuar në një letër të hapur drejtuar amerikanëve se Irani nuk ka filluar asnjë konflikt dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë e rajonit. Ai kujtoi se Irani, me emrin, karakterin dhe identitetin e tij, është një nga qytetërimet më të vjetra me prezencë të vazhdueshme në histori.

Presidenti shtoi se “Irani nuk ka zgjedhur asnjëherë në historinë moderne rrugën e agresionit, zgjerimit, kolonializmit apo dominimit mbi vendet e tjera. Ai nuk ka nisur kurrë luftë, por ka mbrojtur vendin me vendosmëri dhe guxim kundër çdo sulmi”.

Ai pohoi gjithashtu se përshkrimi i Iranit si kërcënim “nuk përputhet as me realitetin historik, as me ngjarjet e sotme të dukshme”. Sipas tij, kjo perceptim është pasojë e “kapritjeve politike dhe ekonomike të fuqive të mëdha, nevoja për të krijuar një armik për të justifikuar presionin, për të ruajtur dominimin ushtarak, për të mbështetur industrinë e armëve dhe për të kontrolluar tregjet strategjike”.

Pezeshkian lidhi mosbesimin iranian ndaj Uashingtonit me ndërhyrjet e huaja dhe “sanksionet çnjerëzore”. Ai tha se marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA-së fillimisht nuk ishin armiqësore dhe ndërveprimet mes popujve nuk ishin të tensionuara.

Ai e konsideron si pikë kthese grushtin e shtetit të vitit 1953, kur Kryeministri Mohammed Mosaddeq u rrëzua me ndërhyrje të CIA-s. Pezeshkian e përshkroi atë si “një ndërhyrje të paligjshme amerikane për të penguar nacionalizimin e burimeve të Iranit”.

Mosbesimi u thellua më tej për shkak të mbështetjes amerikane për regjimin e Reza Shah Pahlavi, për mbështetjen ndaj Saddam Huseinit, për sanksionet e gjera dhe agresionin ushtarak të paarsyeshëm, dy herë gjatë negociatave kundër Iranit.

Duke folur për luftën aktuale SHBA-Izrael kundër Iranit, Pezeshkian pyeti se cilat janë interesat e vërteta që shërben veprimi ushtarak amerikan dhe nënvizoi koston për iranianët dhe amerikanët. “A ekzistonte një kërcënim real nga Irani që ta justifikonte këtë sjellje?” – tha ai.

Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje sulmet ndaj civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës mjekësore, duke pyetur: “A ka një qëllim tjetër këtu përveç dëmtimit të mëtejshëm të imazhit global të SHBA-së?”

Në fund, Pezeshkian e kontestoi rolin e Izraelit, duke pyetur: “A nuk është e qartë se Amerika është e përfshirë si përfaqësuese e Izraelit, e influencuar dhe e manipuluar nga ky regjim? Nuk është e dukshme se Izraeli synon të luftojë Iranin deri te i fundit ushtar amerikan dhe deri te dollari i fundit i taksapaguesve amerikanë, duke kaluar barrën tek Irani, rajoni dhe vetë SHBA-ja, në shërbim të interesave të paligjshme?”

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Irani preisdenti Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave, humbin jetën 9 persona

më shumë...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani kërkon garantimin e kalimit të anijeve

më shumë...

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e qytetarëve! Mirënjohje zjarrfikësve dhe banorëve për angazhimin

më shumë...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjesë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:05

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija...

10:30

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e...

10:05

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e...

9:43

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do...

9:01

Fier/ Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja...

8:53

Nisma, afat i ri për regjistrimin e...

8:44

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur...

8:27

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet...

8:19

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia...

8:06

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

7:40

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien...

7:10

Dita e 57-të e protestës në Tiranë,...

6:43

Trafik i rënduar drejt Shëngjinit, fluksi i...

6:27

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

5:58

Zjarri në Pyllin e Sodës nën kontroll,...

5:51

Interes për praktikat e punës, deri më...

5:39

Irani: Është bërë përparim në bisedimet me...

5:28

Raketa ruse godet një lagje të Kharkivit,...

4:55

Flakët në Vlorë marrin përmasa të mëdha,...

4:37

Bllokohet për 4 orë pika kufitare e...

Më të klikuarat

  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar m...
  • Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partner...
  • Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjes...
  • Shqiptarët shtojnë kursimet, ekspertët: Një pjesë e parave m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.