Rastet me koronavirus po i afrohen me shpejtësi kufirit të 1 milionë personave të konfirmuar.

 

Në Filipine, presidenti Rodrigo Duterte paralajmëroi ushtrinë që të qëllojnë mbi të gjithë ata persona që shkelin masat kufizuese të vëndoura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ata mund të vriten nga forcat e sigurisë lokale me urdhër të presidentit Rodrigo Duterte, pasi rrezikojnë jetën e qytetarëve.

 

“Këto janë urdhrat e mi për policinë dhe ushtrinë: nëse ka probleme, nëse verifikoni raste kur dikush reagon dhe jeta juaj është në rrezik, qëlloni! A e kuptoni? Do të vdisni. Nëse shkaktoni probleme, do t’ju varros”, paralajmëroi presidenti.

 

Deri më tani, në të gjithë botën regjistrohen 938,565 persona të prekur me koronavirus, 47,303 viktima dhe 195,397 pacientë që e fituan betejën me virusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *