Situata nga koronavirusi nuk mund te qëndrojnë edhe jashtë botës së sportit në Itali.
Përvec debatit të fortë që po bëhet nëse ndeshjet duhet të luhen pa tifozë apo kampionati duhet të ndërpritet fare, ,mediat fqinje raportuan edhe rastin e parë të një personazhi të futbollit në këtë vend që është prekur nga ky virus I rrezikshëm.
Bëhet fjalë për Presidentin e Novarës, Maurizio Rullo.
Lajmi është bërë public nga vetë klubi Lombard I cili këtë sezon është pjesë e serisë C ndërsa vite më parë luante në serinë A.
Novara saktësoi në deklaratë se Presidenti Rullo ka dalë pozitiv në analizën ndaj COVID-19 fill pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Gjermani.
Rullo është shtruar në një spital në Lombardi dhe për momentin paraqitetet në gjëndje të stabilizuar.
Comunicato Ufficiale Novara Calcio inerente alle condizioni di salute del Patron Maurizio Rullo pic.twitter.com/UJH3uy9Y42
— Novara Calcio 1908 (@NovaraChannel) March 7, 2020