E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti Donald Trump viziton Poloninë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të vizitojë Poloninë më 31 gusht deri më 2 shtator, për të marrë pjesë në ceremonitë e shënimit të 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, njoftoi kabineti i presidentit të Polonisë.

 

Reklamë

Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit Trump në Poloni, që nga korriku i vitit 2017.

 

E udhëhequr nga një qeveri e krahut të djathtë, Polonia është ndër partnerët më të afërt të Uashingtonit në Evropë.

 

Bashkëpunimi midis dy vendeve bazohet në fushën e mbrojtjes dhe të energjisë.

 

Më 1 shtator, presidenti Trump do të marrë pjesë në një ceremoni në Varshavë e cila shënon 80 vjetorin e pushtimit nazist të Polonisë, më 1 shtator 1939.

 

Rreth 6 milion qytetarë polakë u vranë gjatë luftës, gjysma e tyre hebrenjë, dhe vendi u shkatërrua tërësisht përgjatë viteve të luftës./ REL

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë