Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil,...

Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga varka...

Rusia kërcënon Britaninë e Madhe: Do ta paguani që...

Britania në luftë me zjarret vdekjeprurëse, deputeti anglez bën...

U nda nga jeta papritur, çfarë zbuloi autopsia për...

Gjyqi historik, 29 shtete të SHBA kërkojnë miliarda dollarë...

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, dy të plagosur...

“Qetësi! Qetësi! Qetësi!”, Trump “i mbyll gojën” gazetares në...

Muaji i mjaltit që përfundoi në tragjedi, çifti britanik...

Monstër apo e sëmurë prej ilaçeve? Gjyqi që po...

Presidenti Biden do të presë kancelaren Merkel të enjten në Shtëpinë e Bardhë

10 Korrik 20:30

Presidenti amerikan Joe Biden do të presë për një takim kancelaren gjermane Angela Merkel të enjten e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë për të afirmuar lidhjet “e thella dhe të qëndrueshme” mes aleatëve të NATO-s duke trajtuar në të njëtën kohë disa mosmarrëveshje, njoftoi të premten Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se të dy udhëheqësit do të diskutojnë për sulmet e kibernetike që kanë goditur kompanitë në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën, si dhe për gazsjellësin Nord Stream 2 që do të furnizojë Gjermaninë me gaz natyror nga Rusia, të cilin Uashingtoni e kundërshton.

saki tha se ajo do të ishte një “vizitë zyrtare pune” që synon nxitjen e partneritetit midis dy vendeve dhe identifikimin e rrugëve për të forcuar më tej bashkëpunimin.P

Kjo do të jetë vizita e parë e kancelares Merkel në Uashington që kur presidenti Biden mori detyrën në janar. Kancelarja Merkel, tani në mandatin e saj të katërt, ka thënë se do të tërhiqet pas zgjedhjeve kombëtare gjermane në shtator.

Zëdhënësja Psaki tha se presidenti Biden vazhdon ta shoh gazsjellësin prej 11 miliardë dollarësh Nord Stream 2 si një “marrëveshje të keqe”, por nuk pranoi të thoshte nëse mund të arrihej një marrëveshje për të shmangur rifillimin e sanksioneve amerikane të pezulluara përkohësisht ndaj Nord Stream 2 AG, kompania gjermane që qëndron pas këtij tubacioni dhe shefit ekzekutiv të tij.

Në muajin maj Departamenti Amerikan i Shtetit arriti në përfundimin se kompania dhe drejtuesi ekzekutiv Matthias Warnig, një aleat i Presidentit rus Vladimir Putin, janë angazhuar në një veprimtari të sanksionueshme. Por Sekretari i Shtetit Antony Blinken hoqi dorë menjëherë nga këto sanksione, duke thënë se një lëvizje e tillë ishte në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Biden ka thënë se ai dëshiron të përmirësojë lidhjet me Gjermaninë, një aleate e nevojshme për të ndihmuar në trajtimin e çështjeve më të gjera përfshirë ndryshimin e klimës, rimëkëmbjen ekonomike dhe marrëdhëniet me Iranin dhe Kinën.

Zyrtarët gjermanë thonë se shpresojnë ta zgjidhin çështjen deri në gusht dhe se takimi Biden-Merkel mund të sigurojë një moment të rëndësishëm për arritjen e një marrëveshjeje.

Berlini dhe Uashingtoni kanë gjithashtu mosmarrëveshje lidhur me heqjen dorë përkohësisht nga të drejtat e pronës intelektuale për vaksinat që po shqyrtohet nga anëtarët e Organizatës Botërore të Tregtisë për të ndihmuar në dhënien fund të pandemisë COVID-19. Uashingtoni mbështet heqjen dorë përkohësish nga këto të drejta, por Gjermania është kundër.

I pyetur nëse Bideni do të kërkonte të bindte Merkelin për të mbështetur heqjen dorë nga patentat, zonja Psaki tha se presidenti ishte një “mbështetës i fortë” i një veprimi të tillë, por se kjo ishte vetëm një nga disa mjete që mund të përdoren për të rritur nivelin e vaksinimeve COVID-19 në të gjithë botën./ VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Biden Merkel Shtëpia e Bardhe Takim

Nga e njëjta kategori

Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga varka bën xhiron e rrjetit

më shumë...

Rusia kërcënon Britaninë e Madhe: Do ta paguani që furnizoni Ukrainën me dronë

më shumë...

Britania në luftë me zjarret vdekjeprurëse, deputeti anglez bën bujë me deklaratën: Ta shijojmë, do konkurrojmë Francën me verë

më shumë...

U nda nga jeta papritur, çfarë zbuloi autopsia për vdekjen e aktores së famshme në moshën 36-vjeçare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:47

Këta janë njerëzit që nuk zhvillojnë kurrë...

12:43

I riu francez u masakrua me thikë...

12:12

Opozita bojkoton “presidentin”, tre forcat kryesore nuk...

12:10

E kërkonte Spanja, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari,...

12:07

Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare...

12:01

Vdekjet po tejkalojnë lindjet, sociologët: Korça po...

11:56

Rusia kërcënon Britaninë e Madhe: Do ta...

11:34

Britania në luftë me zjarret vdekjeprurëse, deputeti...

11:21

Aksident në Vlorë, automjeti përplas monopatinën, plagoset...

11:18

VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur...

11:09

U nda nga jeta papritur, çfarë zbuloi...

11:03

Gjyqi historik, 29 shtete të SHBA kërkojnë...

10:58

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, dy...

10:48

“Qetësi! Qetësi! Qetësi!”, Trump “i mbyll gojën”...

10:44

Muaji i mjaltit që përfundoi në tragjedi,...

10:33

Monstër apo e sëmurë prej ilaçeve? Gjyqi...

10:26

Arrestohet autori i vrasjes së turistit francez,...

10:18

Detaje nga vrasja e turistit francez në...

10:14

Mjekët kryejnë ndërhyrjen e rrallë, heqin gurin...

10:09

Zjarri në pyjet e Tërbunit, nis ndërhyrja...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • I riu nga Hasi vret me thikë 20-vjeçarin francez në Ksamil...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.