Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
05 June 2026
Vizion fokus

Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose në letër,...

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm...

“Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua si kushëriri...

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama?...

Vengu: Çfarë është kjo teori që po shesim Shqipërinë?...

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo është Gjenerata...

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Sarajevë, takim me homologun e tij: Mbetemi të zëshëm ndaj çdo përpjekjeje destabilizuese dhe retorike separatiste

22 Tetor 15:56

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot në Sarajevë me Kryesuesin e radhës së Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Denis Bećirović, si dhe dy anëtarët e Presidencës, Željko Komšić dhe Željka Cvijanović.

Në fokus të bisedës ishin intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe, që tashmë me rihapjen e ambasadave respektive do të ketë një rigjallërim, si dhe çështjet e sigurisë dhe të bashkëpunimit në rajon, udhëzimet e Procesit të Berlinit, integrimi evropian dhe NATO.

“Kjo është vizita ime e parë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe nga takimi që zhvilluam jam i bindur se marrëdhëniet tona tradicionalisht miqësore dhe bashkëpunimi ekzistues do të zhvillohen edhe më tej në të ardhmen”, – deklaroi Presidenti i Republikës ndërsa rikonfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin në nivel dypalësh dhe atë rajonal.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria mbështet pa ekuivok sovranitetin, integritetin territorial, kohezionin social, si dhe përparimin në rrugën Euroatlantike të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Përballë kërcënimeve në rajon, Presidenti Begaj konfirmoi politikat e konsoliduara të Shqipërisë për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetin rajonal, duke garantuar vazhdimin e kontributit në misionin EUFOR-ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Do të mbetemi të zëshëm dhe kundërshtues ndaj çdo përpjekjeje destabilizuese dhe retorike separatiste”, – u shpreh Presidenti i Republikës duke rikonfirmuar mbështetjen e marrëveshjes së Dejtonit.

Në lidhje me mesazhet e samitit të fundit të Procesit të Berlinit, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e integrimit rajonal dhe përshpejtimit të integrimit evropian, ndërsa kërkoi nga Bosnjë dhe Hercegovina rishikimin e qëndrimit ndaj Kosovës.

“Do të vlerësonim angazhimin e Bosnjës dhe Hercegovinës në njohjen e dokumenteve të Kosovës dhe heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, – u shpreh Presidenti i Shqipërisë.

Duke e cilësuar anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE si të vetmen alternativë për sigurinë dhe zhvillimin e rajonit tonë, Presidenti Begaj shprehu gatishmërinë për të ndarë me Bosnjë- Hercegovinën përvojën e Shqipërisë në rrugëtimin evropian.

Presidenti Begaj, gjithashtu, theksoi faktin se Shqipëria, si aleate e NATO-s, mbështet politikat e “Dyerve të Hapura”.

Për sa i përket bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Begaj bëri të ditur se në takim u diskutua për avancimin më shpejt me projektet e infrastrukturës rrugore, duke përfshirë Korridorin Blu e gazsjellësin Adriatiko-Jonian.

Gjatë vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë Presidenti i Republikës i kushtoi një rëndësi të veçantë, komunitetit shqiptar që jeton atje. Kreu i Shtetit theksoi se “Bosnjë dhe Hercegovina është shtëpia e një komuniteti shqiptar të integruar në shoqërinë ku jetojnë dhe kontribuojnë”. Në takime u diskutua për adresimin e kërkesave të tyre për ruajtjen e gjuhës, traditave, identitetit kombëtar dhe historisë në reciprocitet me trajtimin e boshnjakëve dhe serbëve në Shqipëri.

Gjatë vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi takime të veçanta dhe me Kryeministren Borjana Krišto dhe Kryetarët e Dhomave të Popullit dhe të Përfaqësuesve në Asamblenë Parlamentare.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
BEgaj Sarajevë takim zyrtar

Nga e njëjta kategori

Foto ilustruese

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 të arrestuar në Dubai ekstradohen sot në Tiranë

më shumë...

Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose në letër, mund të takohem me liderin suprem të Iranit nëse ka marrëveshje

më shumë...

Një nga speciet më të rrezikuara në botë, foka Monaka rikthehet në Gjirin e Orikumit

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

9:34

Aksident i rëndë në Kardhiq-Delvinë, një viktimë...

Foto ilustruese
9:26

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 të...

9:21

Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose...

9:21

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat,...

8:38

Një nga speciet më të rrezikuara në...

8:24

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:12

“Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua...

11:13

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet...

11:06

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më...

10:37

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat...

10:27

Shkurti: Kush është armiku i huaj që...

10:08

Vengu: Çfarë është kjo teori që po...

10:04

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo...

9:57

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

9:53

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në...

9:44

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na...

9:39

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do...

9:28

Çfarë çedoi në operacionin ku mbeti i...

8:38

BE-ja premton 100 mln euro për forcimin...

8:14

Parashikimi i motit për ditën e premte

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, ven...
  • “Në burg je një i vdekur që ecën”, Pëllumb Gjoka...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.