E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Presidenti Begaj uron kreun e ri të NATO-s: Nën drejtimin e Rutte, aleanca do të jetë gjithpërfshirëse

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Mark Rutte për detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Në urimin e tij, Begaj shpreh besim se, nën drejtimin e tij, Aleanca do të jetë e fortë, e bashkuar dhe gjithëpërfshirëse.

“Shume urime Mark Ruttes, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s! Jam i sigurt se, në drejtimin e tij, NATO do të jetë gjithëpërfshirëse, e bashkuar, e fortë”, – shkroi Presidenti në mesazhin e urimit në platformën X.

Mark Rutte mori të martën zyrtarisht detyrën si drejtues i NATO-s nga paraardhësi i tij, Jens Stoltenberg, dhe ka një mandat 10-vjeçar në krye të Aleancës politiko-ushtarake më të madhe në botë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë