Subscribe

Presidenti Bajram Begaj, ka pritur sot në një takim kryetarin e Parlamentit bullgar, Rosen Zhelyazkov. Në fokus të diskutimit mes tyre kanë qenë marrëdhëniet politike mes dy vendeve dhe procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Begaj ka shprehur mirënjohje për Bullgarinë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në BE, për nismat e përbashkëta multilaterale, për kontributin me trupa ushtarake në KFOR, si dhe theksoi rëndësinë e rritjes së marrëdhënieve ekonomike në nivelin e atyre politike.

Përshpejtimi i  ndërtimit të korridorit të tetë, si edhe nisja e fluturimeve në fund të këtij viti të linjës direkte ajrore Tiranë-Sofje, do të risin, pa dyshim, shkëmbimet tregtare dhe turizmin në të dyja vendet. Ne, e konsiderojmë të një rëndësie strategjike Korridorin 8 dhe po punojmë shumë fort që të përmbyllet sa më shpejt. Rruga është zhvillim, dhe ky korridor do të sjellë zhvillimin për të gjithë rajonin tonë”, tha Begaj.

Në lidhje me respektimin e të drejtave të minoriteteve përkatëse, Kreu i Shtetit siguroi se të drejtat e minoritetit bullgar në Shqipëri janë të garantuara dhe se në censusin e kryer është siguruar vullneti i lirë i vetëdeklarimit nëpërmjet një procesi të drejtë e transparent./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *