Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar veprën e Musine Kokalarit, sot në ditën kur ajo lindi 107 vjet më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Presidenti Begaj e cilëson Kokalarin si një politikane dhe shkrimtare të rrallë që qendroi heroikisht përballë komunizmit duke u bërë një frymëzim për brezat në vijim.

Musine Kokalari “Nderi i Kombit” – shkrimtarja e parë shqiptare dhe politikane e rrallë.

Shpirti i saj krijues, mendimi kritik,vizioni evropian për ndryshim, qëndresa heroike ndaj burgosjes e internimit, potenciali i saj i jashtëzakonshëm intelektual janë frymëzim në çdo kohë”, shkruan Begaj në Facebook.

Musine Kokalari ishte një shkrimtare dhe gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore u përfshi në politike duke themeluar Partinë Social Demokratike.

Ajo u persekutua pas ardhjes së regjimit komunist në Shqipëri dhe vdiq e izoluar dhe në varfëri në vitin 1983 në internim në qytetin e Rrëshenit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *