Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 May 2026
Vizion fokus

Marta Kos vizitë zyrtare në Kosovë, zbulohet data

Tensionet në Gjirin Persik, Uashingtoni pret përgjigjen e Iranit...

Berisha sulmon Silvio Gonzaton: Sillet sikur të jetë ambasador...

Rriten me 20% fluturimet charter/ Tur-operatorët: Është zgjeruar harta...

Aksident në Korçë, furgoni përplas një të moshuar pranë...

Rama për raportin IBAR: Shtetet anëtare kanë të drejtën...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve,...

Rama në Javën e Europës: Shqipëria e ndjen deri...

Java e Europës/ Gonzato: Paqja në Europë është në...

Dita e Europës/ Presidenti i Këshillit Europian: Shqipëria ka...

Presidenti Begaj kryen homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, i shoqëruar nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare

25 Prill 17:31

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kreu sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, gjatë një ceremonie ku morën pjesë drejtues shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga mbarë bota.

Gjatë kësaj ceremonie nderimi për Atin e Shenjtë, Presidenti Begaj u shoqërua nga katër përfaqësuesit kryesorë të komuniteteve fetare në Shqipëri: mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi. Prania e tyre simbolizoi frymën e bashkëjetesës fetare dhe harmonisë ndërfetare që karakterizon Shqipërinë — një vlerë që Papa Françesku e kishte vlerësuar në mënyrë të veçantë gjatë vizitës së tij në vend në vitin 2014.

Krah Presidentit Begaj në këtë ceremoni ishin edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kardinali shqiptar Ernest Troshani, Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan Pelushi, Kreu i Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, si dhe Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Gent Kruja.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj është pritur në dy Audienca të veçanta në Selinë e Shenjtë, Vatikan, nga Shenjtëria e Tij, Papa Françesku. Herën e parë Presidenti Begaj u takua me Atin e Shenjtë në dhjetor të vitit 2022, disa muaj pasi kishte marrë detyrën e kreut të shtetit në Shqipëri. Takimin e dytë me Papa Françeskun, Presidenti Begaj e zhvilloi në maj të vitit të kaluar. Pas dy takimeve të përzemërta me Atin e Shenjtë, Presidenti Begaj ka shprehur se është ndjerë i nderuar nga pritja në Audiencë të veçantë, ku ka pasur rastin të falënderojë Papa Françeskun për mesazhet e paqes që ka përcjellë në mbështetje të shuarjes së konflikteve dhe forcimit të dialogut ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e këtij delegacioni të lartë shqiptar në ceremoninë e lamtumirës për Papa Françeskun nënvizon respektin e thellë të Shqipërisë për figurën e Atit të Shenjtë dhe për trashëgiminë e tij të paqes, bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
BEgaj Homazhe Papa Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Të rinjtë, drejt arsimit profesional, ndërthurje mes teorisë dhe praktikës në biznese

më shumë...

Berisha sulmon Silvio Gonzaton: Sillet sikur të jetë ambasador i Ramës, çoi në Bruksel trillime për opozitën

më shumë...

“Pimë një gotë verë, porositëm diçka”, Malbora zbulon gjithçka nga nata “misterioze” me Indrin: Nuk e pashë kur iku

më shumë...

“Publiku nuk po më kuptonte”, Dona nuk pendohet për përplasjen me Mozën në Ferma VIP: Të jetosh me të është ndryshe nga ç’duket

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:50

“Osmani kandidate për presidente”, LDK: Abdixhiku nominohet...

4:42

Të rinjtë, drejt arsimit profesional, ndërthurje mes...

4:37

Vlora çel sezonin turistik, aktivitete përgjatë dy...

4:30

Astrologu: Këto 3 shenja horoskopi do ta...

4:22

Marta Kos vizitë zyrtare në Kosovë, zbulohet...

4:13

Aksion blic në burgun e Fierit, Vlorës...

4:06

Tensionet në Gjirin Persik, Uashingtoni pret përgjigjen...

3:52

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë,...

3:23

Berisha sulmon Silvio Gonzaton: Sillet sikur të...

2:35

I përfshirë në dosjen “Toyota Auris”, Apeli...

2:20

Rriten me 20% fluturimet charter/ Tur-operatorët: Është...

2:06

I lidhur me Vanesën, por plane për...

2:02

“Futesh me çifteve”/ Malbora për përplasjen me...

1:57

Publiku ndëshkon Fabjolën! Dy hyrje të reja...

1:48

“Pimë një gotë verë, porositëm diçka”, Malbora...

1:15

Aksident në Korçë, furgoni përplas një të...

1:10

“Antagonisti më i madh në fermë, Iliri”,...

1:07

“Publiku nuk po më kuptonte”, Dona nuk...

1:00

Çiljeta: Moza s’ka nevojë për suport, është...

12:47

Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata...

Më të klikuarat

  • Nga opinioniste në konkurrente e Ferma Vip, kush janë dy gaz...
  • E papritur, Gresa largohet nga Ferma Vip: Ndihem e rënduar p...
  • Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata e papritur e menax...
  • I lidhur me Vanesën, por plane për të ardhmen më një tjetër...
  • Puthja në buzë e Vanesës me vëllain, Henri: Nuk është shembu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.