E diel, 22 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:54 Në vijim ora 23:54: Parajsa Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari dhe emërimin e Ervin Demos

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe emërimin e Ervin Demos në këtë detyrë.

Vendimi vjen pas ndryshimeve të njoftuara në qeveri, ku përgjegjësitë për Pushtetin Vendor integrohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ervin Demo, i cili deri tani drejtonte Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor, merr kështu drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

3 foto

Lamallari, i cili kishte drejtuar Ministrinë e Brendshme që nga fillimi i vitit 2026, do të vijojë angazhimin e tij në ekipin e Kryeministrit Edi Rama.

Ervin Demo ka shërbyer më herët si kryetar i Bashkisë Berat, ndërsa nga shtatori 2025 mbante postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Reklamë

Ndryshimi i fundit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme formalizon kalimin e detyrës nga Besfort Lamallari te Ervin Demo.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.