E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Presidenca reagon mbi shkarkimin e Besnik Muçit: Turp, turp, turp nga vettingu i Partisë…

Presidenca nuk e ka vonuar reagimin mbi shkarkimin e anëtares së Gjykates Besnik Muçi nga ana e Kolegjit të Posaçem të Apelimit.

Muçi ishte emëruar në Kushtetuese pak javë më parë pikërisht nga Presidenti Meta.

Reklamë

Në reagimin e shpejte pas vendimit të KPA, Tedi Blushi zëdhënësi I Presidentit Meta thotë se e priste një vendim të tillë nga vetting I Partisë.

Sipas Presidencës, ky është një skenar I përsëritur për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese pasi tentuan ta rrëmbejnë këtë institucion.

Reklamë

Ky veprim po bëhet nga të njëjtët aktore që sipas Tedi Blushit e bllokuan Gjykatën Kushtetuese për tre vjet me radhë.

“Turp, Turp, Turp, e mbyll postimin e tij, krahu I djathtë I kreut të shtetit.

 

 

ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!

Më shumë video

Reklamë