Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
10 June 2026
Vizion fokus

“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet”, Lamallari njofton...

Shtyhet seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj, prokurori Ols Dado...

Bordi publikon çmimet e reja, ja me sa do...

Protesta të dhunshme në Irlandë, sulmi me thikë nga...

Shpërthim me lëndë plasëse në Balldre, shoqërohet një person

SHBA-ja sulmon rreth 20 objektiva në Iran, Teherani shënjestron...

Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me barrierat...

148 vite nga Lidhja e Prizrenit, Begaj: Tempulli i...

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë...

Presidenca i përgjigjet Ramës: Meta puth vetëm flamurin kombëtar

5 Mars 15:41

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi sqaroi se Ilir Meta ngriti flamurin e SHBA-ve në manifestimin e 2 marsit, i cili u soll nga një grup shqiptarësh që kishin ardhur nga Amerika për t’iu bashkuar tubimit, në nderim të gjithë atyre që udhëtuan për të marrë pjesë në “Pranverën Kuqezi”.

 

Në përgjigje të Ramës, i cili tha këtë të enjte në Kuvend se Presidenti “ka puthur pa leje flamurin amerikan”, Blushi shtoi se Meta nuk puth flamurin e asnjë vendi tjetër, përveç atij kombëtar.

 

“Presidenti Meta vlerësoi me këtë akt, jo vetëm shqiptaro-amerikanët të cilët i konsiderojnë të shenjta të dy Flamujt, por edhe të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, të cilët me shumë të drejtë e mbajnë Flamurin Amerikan në shtëpitë e tyre, si simbol të lirisë dhe drejtësisë. Shqiptarët nuk kanë pse t’i marrin askujt leje për të nderuar idealet amerikane, përkundër frymëzimeve koreano-veriore të Gruas së Bilalit.

 

Ndërkohë, i kërkoi kryeministrit Rama që të japë sqarime për shkeljet kushtetuese dhe grabitjet e fondeve publike me PPP-të duke i drejtuar 6 pyetje.

 

“1.Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit dhe a e mbylli çështjen penale të fotos së paligjshme me një President të nderuar amerikan? Nëse po me çfarë marrëveshje bashkëpunimi dhe me kë?

2.Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit që u përfshi në mënyrën më të pacipë në zgjedhjet e fundit amerikane duke e cilësuar Presidentin Trump, atëhere kandidat, si turpin e njerëzimit dhe kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, duke e fyer publikisht, jo vetëm një herë, në shqip dhe në anglisht?

3.Pse Gruaja e Bilalit nuk na e tregon autorizimin që pretendon se ka marrë për t’u hequr publikisht vizat amerikane drejtuesve të opozitës dhe kritikëve të tij në media?

4.Pse Gruaja e Bilalit nuk tregon publikisht aktet e “amerikanëve të tij” që i kanë dhënë përkrahje për krimet kushtetuese dhe falsifikimet kriminale të Dvoranëve, Etildave dhe Artave që e lanë vendin tre vjet pa Gjykatë Kushtetuese?

5.Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA, idealet e të cilit frymëzuan shqiptarët për përmbysjen e diktaturës koreano-veriore të paraardhësve të tij 30 vite më parë, kur me firmën e të atit u varën poetët e fjalës së lirë?

6.Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA, atë flamur që të burgosurit politikë të Spaçit dhe Qafë-Barit e nxorrën si të vetmen “armë” që kishin, së bashku me Flamurin Kombëtar, në revoltat e tyre kur ekzekutoheshin nga regjimi i prindërve dhe dajave të tu?

Presidenti Meta ka folur, flet dhe do të flasë gjithmonë vetëm në emër të Kushtetutës të miratuar me unanimitet me 140 vota për të bërë Reformën në Drejtësi. Puçistët flasin në emër të Pushtetutës, Ramaformës dhe grushtit të shtetit. ZOTI E BEKOFTË MIQËSINË SHQIPTARO-AMERIKANE!”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
2 mars Edi Rama manifestimi Tedi Blushi

Nga e njëjta kategori

“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet”, Lamallari njofton vendimin e Qeverisë: Shpërblim financiar për familjet e policëve Enea Mekolli dhe Edison Adri

më shumë...

Shtyhet seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj, prokurori Ols Dado kërkon pezullimin e afateve të paraburgimit

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person

më shumë...

“Yacht Club Albania” në Marina Orikum, Bogdani: Synon bashkimin e sipërmarrësve dhe të apasionuarve pas detit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:49

“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet”,...

12:39

Shtyhet seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj, prokurori...

12:26

Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye...

11:55

Bordi publikon çmimet e reja, ja me...

11:53

Godit me grusht drejtorin e Ministrisë së...

11:49

Protesta të dhunshme në Irlandë, sulmi me...

11:32

Shpërthim me lëndë plasëse në Balldre, shoqërohet...

11:08

SHBA-ja sulmon rreth 20 objektiva në Iran,...

11:04

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë,...

10:47

“Yacht Club Albania” në Marina Orikum, Bogdani:...

10:41

E rëndë në Gjirokastër, një 15-vjeçar pëson...

10:33

Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e...

10:23

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas...

10:04

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti më i...

9:46

148 vite nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:...

9:46

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë...

9:44

SHBA-të sulmojnë Iranin në përgjigje të rrëzimit...

8:51

Arrestohen trafikantët e armëve në Tiranë, 4...

8:39

Spanja e kërkonte për vrasje të mbetur...

8:36

I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati...

Më të klikuarat

  • Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person
  • Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati i Eglant Koçit, gjenden...
  • Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e vitit ’90-të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.