E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'drite Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Prerje “kokash” në PS, shkarkohen 11 kryetare degësh

Furtune shkarkimesh në radhët e drejtuesve të Partisë Socialiste në rrethe.

 

11 kryetare degësh janë  larguar nga detyra për performance të dobët dhe mos arritje te objektivave.

 

Një lajmi i tillë u konfirmua pas mbledhjes se kryesisë së PS edhe nga deputetja Elisa Spiropali.

 

 Në mbledhjen e sotme të kryesisë u shkarkuan kryetarë partite të Partisë Socialiste në territor. Janë vënë re vonesa të pajustifikueshme në riorganizimin e partisë. Në fushatën e anëtarësimeve dhe në degët lokale vihet re një shkëputje nga disa territore, drejtuesve politike iu është kërkuar të rrisin prezencën në terren dhe në qarqet që ata mbulojnë politikisht sidomos në Bashkitë e drejtuara nga opozita ku shihet një degradim i madh marrëdhënies së pushtetit lokal me qytetarët.

 

Në mbledhjen e kryesisë gjithashtu janë paralajmeruar edhe shkarkimi I një sërë drejtoresh në nivel lokal, gjë e cila u nënvizua të hënën edhe në mbledhjen e grupit parlamentar rë PS nga kryeministri Rama kur u tha se ka shumë prej tyre që po I nxijnë faqen partisë në mazhorancë.

 

Kreu I qeverisë madje ka kërkuar një raport për emërimet në nivel lokal  dhe performance e seicilit drejtor rajonal.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video