Subscribe

Kryeministri Rama premtoi se tarifat e studimeve në sistemin Bachelor do të ulen me 50% menjehere që në muajin janar të vitit 2019.

 

Kreu i qeverisë tha se studentet e ciklit e parë do të paguajnë gjysmën e tarifës vjetore në pagesën e radhës që do të kenë pas disa javësh. Këto deklarata Rama i bëri gjatë një takimi me studente e pedagogë në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

 

E ndërsa studentet i paraqiten atij problematikat me të cilët hasen cdo ditë, Rama pranoi se protesta ishte nje shuplake per qeverine.

 

Duke ju referuar 8 kerkesave te studenteve, kreu i qeverise u shpreh se ato do te realizohen plotesisht por do duhet dialog.

 

Problemet e arsimit sipas kryeministrit jane te shumta dhe do duhet krijimi i nje pakti mes studenteve e qeverise per tiu pergjigjur te gjitha shqetesimeve.Rama premtoi se ky pakt do te kthehet ne nje dokument te shkruar dhe ku qeveria do te mbaje pergjegjesi ne rast se nuk realizohet.

 

 

“Sot ne kemi më shumë doktorant për km/katrorë. Duhet të verifikojmë titujt se ka dhe me kopje Doktoraturat duhet të jenë të dixhitalizuar. Problemi jonë është sesa i përdorim me efikasitet paratë tona. Se di kush ia ka shkruar 8 pikat por për mua janë të rëndësishme sepse na sollën këtu. Ato do të plotësohen 1 për 1. Angazhimi i qeverisë është që ato do të adresohen. Ne do dalim me një dokument që do të ketë një pjesë për të gjithë njësoj. Dhe një pjesë për secilin universitet. Duke u nisur nga ça dëgjojmë këtu se s’do i shpikim.  Qeveria e pranon sfidën për të plotësuar ato pika. Kur qeveria thotë ‘eja ti plotësojmë’, dhe studentët thonë ‘jo nuk vimë!”.

 

Nje dite me pare kryeministri Rama pati nje ballafaqim edhe me studente e pedagoge te Fakultetit te Gjeologji-Minierave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *