Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar këtë të hënë në Elbasan, ku është takuar me pronarët e biznesit të vogël, për të cilët tha se vujnë mungesën e ndihmës nga qeveria gjatë dhe pas pandemisë.

Sipas tij, tatimet dhe taksat lokale po i detyrojnë bizneset e vogla të ulin qepenat dhe të shtojnë radhët e të papunëve.

Ai theksoi se do të dalë fitimtar në zgjedhje e ardhshme dhe premtoi se do t’i japë zgjidhje krizës së rëndë ekonomike.

“Në Elbasan si kudo në Shqipëri, RAMAVIRUSI po e shkatërron ekonominë, ka varfëruar qytetarët dhe po falimenton biznesin e vogël. Sipërmarrësit e vegjël në Elbasan vuajnë mungesën e ndihmës, si gjatë dhe pas pandemisë. Faturat e larta të energjisë dhe të ujit, tatimet dhe taksat lokale po i detyrojnë bizneset e vogla të ulin qepenat dhe të shtojnë radhët e të papunëve. Vëmendja jonë është dhe do të mbetet tek ekonomia. Sepse për ne është jetike garantimi i një jete normale për të gjithë shqiptarët. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet me shqiptarët e për shqiptarët në mënyrë që me planin tonë të ndërtuar bashkë me shqiptarët t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike  të krijojmë mundësi për punë e mirëqënie e t’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *