Subscribe

Pas firmosjes së marrëveshjes për sigurimet shoqërore mes Italisë dhe Shqipërisë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i cili ndodhet në Romë ka zhvilluar një bashkëbisedim me mediet shqiptare. Duke e cilësuar marrëveshjen një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet dy palëshe, ministri Hasani tha se marrëveshja gjithashtu do të lejojë trajtimin e barabartë të punëtorëve shqiptarë në Itali dhe anasjelltas.

Hasani: Jam shumë i kënaqur të ndaj me ju lajmin e mirë. Sot nënshkruam marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë. Është një premitm i mbajtur nga qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama. Për të arritur këtë kemi pasur mbështetjen e Italisë. Dua të falenderoj komunitetin shqiptar që jeton në Itali për këmbënguljen dhe mbështetjen. Kjo marrëveshje garanton dy gjëra të rëndësishme, përfitimin e sigurimeve shoqërore dhe kontributet e akumuluara në Shqipëri dhe Itali si dhe trajtimin e barabartë për të punësuarit dhe të vetëpuënsuarit si në Shqipëri ashtu dhe në Itali.

Lexo edhe :

Related Posts

Ministri Hasani tha se kjo marrëveshje vjen në një moment të rëndësishmë dhe tregon se dy vendet janë më afër se kurrë. Hasani gjithashtu u pyet edhe për marrëveshjen e Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët dhe tha se sapo të zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese marrëveshja do të kalojë për ratifikim në Kuvend.

Hasani: Diskutuam për shumë çështje. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Shqipëria do të vazhdojë me hapat e vet. Nëse strukturat shqiptare janë gati do t’i përgjigjemi ritmit që do të biem dakord me palën italiane. E gjithë biseda e ditës së sotme u përqendrua në çësshtje të rëndësishme, që kanë të bëjnë jo vetëm me marrëdhëniet dy palëshe. Ballkani Perëndimor dhe çështjet në rajon ishin në fokus të bisedimeve gjithashtu. Edhe integrimi i Shqipërisë drejt BE-së është arsyeja tjetër që ne jemi sot këtu./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *