Vazhdon marshimi i Chelsit drejt titull kampion te këtij sezoni. Ne javën e 31 te Premier League Angleze, londinezet fituan ne fushën e Bornemouth, duke mbajtur distancën e njëjte prej 7 pikesh nga vendi i dyte Totenhem.

 

Nje ndeshje mjaft e lehte per blutë qe arritën te kalojnë ne avantazh pas vetem 17 minuta loje me protagonist Diego Costa. Vetëm tre minuta me vone pas nje kundërsulmi, miqtë shënuan edhe golin e dyte, këtë here me lojtarin me te mire te sezonit deri ne këto momente Eden Hazard.

 

Pas goditjes se nje shtylle, Bornemuth duket se u fut ne loje kur tre minuta nga përfundimi i pjeses se pare Xhosha King ngushtoi diferencën e golave. Edhe pse pjesa e dyte nisi ne mënyrën me te mire per vendasit, ishte Chelsea qe ne minutën e 68 qe mbylli gjithçka kur Marcos Alonso me nje goditje fantastike mposhti portierin kundërshtar ne rezultatin përfundimtar 3-1.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *