Premier League, fiton Man.Utd

Fitore mes drithërimash per Mannchester United ne javën e 14 te premier leagues angleze. Ne Vicarage Road, skuadra e Hoze Murinjos mundi 4-2 vendasit e Uatford, duke e çuar ne 5 pike largësinë me kryesuesit e Man.City ne renditje provizore.
Pjesa e pare ishte nje show i vërtete per djajtë e kuq. Per te zhbllokuar shifrat mendoi Ashley Young ne minutën e 19 me nje gjuajtje potente, duke mposhtur portierin Gomes. Ishte përsëri 32 vjecari qe 6 minuta me vone dyfishoi rezultatin, duke e bere gjithçka e me te lehte per Manchester United. Por pjesa e pare do te kishte nje tjetër gol, pasi ne minutën e 32 radha i erdhi francezit Martial te linte shenje edhe ai ne këtë ndeshje.
7 minuta drithëruese ne fundin e takimit per djemtë e Hoze Murinjo ne nje ndeshje qe mendohej se e kishin mbyllur qe ne pjesën e pare. Ne minutën e 77 Deeney shënoi golin e pare per Uatford nga pika e bardhe e penalltisë, ndërsa ne te 84 te zotet e shtëpisë rihapen takimin kur Dukure befasoi De Gea. Por ne minutën e 86 Lingard pas nje pasimi te Ander Herrera sigloi shifrat përfundimtare 4-2.
Ndërkohe Totenhem Hotspur nuk po di me te fitoje ne kampioni. Ne King Power Stadium, londinezet u munden nga Leicester City me rezultatin 2-1. Dhelprat zhbllokuan shifrat me nje super gol te Vardy qe befasoi Loris qe ne minutën e 19-te.
Ne fundin e pjesës se pare te zotet e shtëpisë dyfishuan rezultatin me Mahrez. Ndërkohe goli i vetëm per skuadrën e Pocetinos erdhi vetëm ne minutën e 79 nga Hari Kane. Pas kësaj humbjeje Totenhem mban vendin e peste ne renditje ne kuotën e 25 pikëve, duke u rrezikuar tashme nga Liverpul dhe Burnley.




