Tërmeti i fortë I 26 nëntorit ka lënë shënjë të fortë jo vetëm në Shqipëri por mesa duket edhe tek vendet tona fqinjë të cilat për hir të të së vërtetes ishin të gatshme për të na ofruar ndihmë që në orët e para të tragjedisë/

Mediat italiane kanë publikuar letren e një vajze të vogël në lokalitetin Agordo në Belluno të Italisë.

Një leter e shkruar në datë 26 nëntor nga Emily, pak orë pasi në Shqipëri kishte rënë ai tërmet shkatërrimtar e kur situate ishte vërtet shumë e rëndë, raporton Vizion Plus.

Një letër që në fakt I drejtohej vullnetareve të mbrojtjes civile të Bellunos, një leter në thelb tejet prekesë.

 

 

Teksti i letrës

 

“E dashur Mbrojtja Civile e Belluno. Unë jam Emily dhe po ju shkruaj sepse sot në mëngjes, sapo u zgjova, dëgjova lajmet e këqija në edicionin informativ. Nëna ime, e cila po pinte kafe, më shpjegoi se në Shqipëri, kishte rënë një tërmet shumë i fortë. Mendova për të gjithë fëmijët që flinin në shtretërit e tyre të ngrohtë, pranë nënës dhe babit ose me vëllezërit e vegjël: ata do të kishin qenë aq të frikësuar në atë moment. Më vjen shumë keq, shpresoj që nuk do të dëgjoj më këto lajme në TV.  Nga frika ata fëmijë nuk do të kenë ngrënë as mëngjes. Nuk e di shqip, por do të dëshiroja t’u tregoja atyre fëmijëve që dua të jem mikesha më e mirë e tyre. Unë nuk e di se si ta bëj këtë, por unë do të doja që ju, Mbrojtja Civile, të më ndihmoni të dorëzoj vizatimin që kam bërë për fëmijët e Shqipërisë, në mënyrë që ata të shohin se unë mendova për ta dhe më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Shpresoj se ata mund të jenë përsëri të qetë dhe të lumtur me familjet e tyre. Përshëndetje fëmijë shqiptarë. Po ashtu ju dërgoj pesë euro, që të mund të hani ushqim nesër në mëngjes ”.

 

Presidenti i Provincës së Belluno, Roberto Padrin, i cili gjeti letrën speciale në tryezën e tij, vuri në dukje solidaritetin e madh të cilin tregojnë herë pas herë qytetarët e kësaj zone ndërsa e konsideroi letren e Emily-s, një shembull fantastik.

 

Ndërkohë Drejtori ekzekutiv i Mbrojtjes Civile, Massimo Bortoluzzi, tha se do të organizojmë një ditë të veçantë për Emily, duke e bërë atë të takojë vullnetarët të cileve iu shkruajti me shumë dashuri dhe dhimbje për bashkëmoshatarët e vet në Shqipëri./ Burimi: Corriere.it

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *