Subscribe

Babai i 8 vjeçarit të vrarë para dy ditësh në Fier, po “prin” turmën e familjarëve dhe qytetarëve që po shkojnë në qendër të qytetit.

 

Mjaft prekës moment kur babai i vogëlushit thotë se ndonëse ai po ecën, shpirtërisht ka vdekur.

 

“Babi është i vdekur, sado që ecën në rrugë. Ngrihuni o popull, më iku fëmija 8 vjec, nëse mund të të ndodh, larg qoftë mund të të ndodh ty, se nuk ma mban goja se po e vuaj vetë”, dëgjohet të thotë ai.

 

Familjarët e Mateos 8-vjeçar janë duke u zhvendosur në qëndër të Fierit, ku iu bëjnë thirrje qytetarëve që të nënshkruajnë një peticion, për varjen e autorit të krimit të rëndë Klodian Çalamani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *