Bota
Prej 21 ditësh në spital, Papa Françesku: Unë ju ndjek dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Shtypi i Vatikanit publikoi një audio-regjistrim të Papës Françesku, i cili ndodhet në spital prej 21 ditësh për shkak të problemeve me mushkëritë dhe frymëmarrjen.
Mesazhi i falënderimit i Papës Françesku u regjistrua në gjuhën spanjolle në Poliklinikën Gemelli, ku ai shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët që luten për shëndetin e tij.
Reklamë
“Ju falënderoj me gjithë zemër për lutjet që bëni për shëndetin tim nga Sheshi i Shën Pjetrit. Ju ndjek nga këtu. Zoti ju bekoftë dhe Nëna e Shenjtë ju ruajt. Faleminderit”, tha Papa.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




