E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Prej 14 vitesh në arrati, arrestohet duke ngrënë makarona bosi “Camorras”

Bosi i “Camorras”, Marco Di Lauro ka përfunduar në prangat e policisë italiane.

 

Reklamë

Di Lauro ishte një nga kriminelët më të kërkuar në Itali pasi prej më shumë se 14 vitesh ishte në arrati

 

Ai u arrestua të shtunën pas një aksioni të ndërmarrë nga autoritetet italiane në banesën e tij, në lagjen “Chiaiano”, në qytetin e Napolit,  ku u gjet duke ngrënë makarona.

 

Në operacionin e zhvilluar nga policia italiane morrën pjesë më shumë se 150 oficerë.

 

Mediat italiane njoftuan se arrestimi ishte i lidhur me një vrasje që ndodhi më herët të shtunën, që u krye nga një njeri i lidhur me Di Lauro-n.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë