Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili ishte pjesë e grupi të strukturuar kriminal të Met Kananit.

 

Arrestimi i shtetasit Besmir Lupi është bërë në sajë të operacionit antidrogë të koduar “Preçizioni”.

 

Sipas policisë ndaj Lupit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhrin e arrestit më 11 maj 2018, për trafik droge në bashkëpunim dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

 

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni më parë është arrestuar nga Policia turke edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal Met Kanani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *