Subscribe

6 muaj pasi la mandatin e deputetit prokuroria ka mbyllur procesin e verifikimit  për Tom Doshin, nese ai preket apo jo nga ligji i dekriminalizimit.

Perfundimet e organit të akuzes i janë nisur Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, dhe janë listuar të gjitha gjetjet e prokurorisë për Tom Doshin.

Në vendimin e prokurorise nuk ka asnjë element te ri; dhe është evidentuar fakti që Doshi është shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara në prillin e vitit 2018  por nuk rezulton i dëbuar nga ndonje shtet e nuk ka urdher arresti nderkombetar për të dhe nuk ka kryer veprimtari kriminale jashte vendit.

Pas ketyre konkluzioneve te Prokurorise situata mbetet po aq e paqarte sa ne muajin mars, dhe serish ekziston debati nese shpallja non grata eshte e njejta me debimin, per te cilin ligji I dekriminalizimit parashikon heqjen e mandatit te deputetit.

Tashme kjo ceshtje mbetet ne dore te kreut të, KQZ, Ilirjan Celibashi, por vendimi i kreut të KQZ nuk ka pasoje për Tom Doshin I cili e dha doreheqjen mesnaten e 25 prillit.  Nese Celibashi do te vendose qe shpallja non-grata nga Shtetet e Bashkuara çon në humbjen e mandatit te deputetit, atehere ky mekanizem do te aplikohet edhe mbi liderin historik të së djathtës Sali Berisha.

Në fillim te ketij viti ishte ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikes e cila beri thirrje publike që Tom, Doshi te mos garonte ne zgjedhje pasi ishte shpallur non-grata nga SHBA.

Në muajin mars partia demokratike iu drejtua zyrtarisht KQZ te mos e regjistronte si kandidat Tom Doshin pasi ligji i dekriminalizimit i ndalonte kandidimin per shkak te shpalljes non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *