Subscribe

Nëse keni bërë plane për këtë fundjavë, mund të vazhdoni të qetë, pasi temperaturat do të jenë në vlerat më të mira maksimale.

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë të ditura kushtet e motit këtë fundjavë, gjatë një lidhjeje direkte me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova në emisionin “7pa5”.

Dita e premte

Kemi një mot që është kryesisht me diell në Ultësirën Perëndimore, por jo vetëm, edhe në zonat malore të paktën deri në orët e mesditës dhe pasdites. Më pas mbrëmja pritet që të sjellë kalime të vranësirave, por nuk priten reshje.

Dita e sotme mbetet me temperature të larta maksimale, të cilat shkojnë deri në 18 gradë. Për sa i përket fundjavës pritet që të kemi mot të qëndrueshëm. Gjatë paraditeve do të kemi më shumë diell dhe kryesisht në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore gjatë pasdites vranësirat pritet që të bëhen më të dukshme, por nuk priten reshje.

Fundjava

Temperaturat e ajrit përgjatë fundjavës do të jenë të larta me maksimalet që shkojnë edhe në 20 gradë Celsius, që janë temperatura 6 gradë më të larta se normalja e muajit shkurt.

Por jo vetëm vlerat maksimale të mesditës, edhe temperaturat e mëngjesit pritet të kenë një rritje në zonat malore. Do t’i kemi në 1 apo 2 gradë Celsius në qytete si Puka, Peshkopia dhe Erseka ndërsa në Ultësirën Perëndimore pritet t’i kemi nga 4 gradë Celsius në 10 gradë Celsius përgjatë vijës bregdetare temperaturat në orët e para të mëngjesit. Kështu që fundjava do të jetë e favorshme, me diell dhe temperature të larta. Parametri i erës nuk do të jetë problem, pasi do të jetë më shpejtësi 30 km-orë në det të hapur.

Java e ardhshme

Për fat të mirë dhe e hëna nis me mot të qëndrueshëm me diell dhe kalime vranësirash që gjatë pjesës së dytë të ditës do të bëhen më të dukshme, pasi gradualisht pritet të kemi një sistem vranësirash dhe reshjesh të pakta shiu të afrohet që më prezente do të jenë në mesjave, duke filluar nga dita e martë dhe e mërkurë.

Dita e hënë do të vijojë të jetë më temperatura të larta edhe pse do të kemi një rënie të lehtë me 1.5 gradë Celsius.

Maksimumet do të jenë deri në 18 gradë Celsius edhe pse do të ketë një rënie të lehtë. Mesjava sjell një tjetër rënie të temperaturave të ajrit, duke u afruar në vlerat normale të shkurtit.

Muaji shkurt

Parashikohet që shkurti të mbyllet kryesisht me temperatura të larta edhe pse herë pas here pritet të kenë temperatura afër vlerave normale, por do të jenë episode të shkurtra. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *