E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prangoset polici, dyshohet se nxiti gruan të bënte vetëvrasje

Policia e Durrësit arrestoi efektivin e portit Sherif Hajdari për shkak te dyshimeve se pas konfliktit verbal me bashkëshorten Merita Hajdari, e nxiti atë të kryente vetëvrasje. 47-vjeçarja qëlloi veten me armen e bashkëshortit ne oborrin e shtëpisë se tyre ne lagjen nr 7 të qytetit bregdetar. Në momentin kur 47-vjeçarja u vetëvra, kanë qenë prezentë burri i saj dhe kunata. Në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej edhe nipi i çiftit. Të afërmit janë marrë në pyetje dhe kanë treguar se gruaja kishte patur një konflikt verbal më herët për arsye familjare. Hajdari u arrestua, pasi dyshohet se është shkaktari i vrasjes së gruas.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë