Bota
Prangosen protestuesit, goditën policët në Spanjë (video)

Përplasje të dhunshme në Spanjë mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Qindra tubues kanë dalë në rrugë duke në qendër të Pamplonas duke kërkuar amnisti për anëtarët e grupit separatist ETA, aktualisht në burg.
Policia tentoi të shpërndajë demonstruesit dhe kaq ka mjaftuar që këta të fundit të hedhin gurë e fishekzjarrë në drejtim të policisë. Për pasojë dy policë janë lënduar ndërsa disa protestues janë vënë në pranga.




