E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pranga të riut që i ofroi 1 mijë lekë ryshfet policit të rrugores

Policia Rrugore e Lezhës godet një rast të mitëdhënies dhe arreston në flagrancë drejtuesin e një automjeti.

 

Reklamë

Shtetasi B. P., 22 vjeç, banues në Vig, Shkodër, i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative.

Ky shtetas në aksin rrugor Thumanë – Milot, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 1000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë