E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pranga shqiptarit në Itali/ Në momentin e arrestimit tentoi të fshihej në çati

Një shqiptar i konsideruar si i rrezikshëm u arrestua këtë të shtunë nga policia italiane. Ai akuzohet për trafik droge dhe ishte i shpallur në kërkim që prej janarit.

 

51-vjeçari arriti t’i shpëtonte aksionit të policisë të organizuar një muaj më parë, ku u arrestuan 22 anëtarë të një grupi kriminal italo-shqiptarë. Gjatë kësaj kohe, shqiptari ka qëndruar thuajse i izoluar në shtëpinë e tij dhe lëvizjet kanë qenë fare të pakta.

 

Pas sinjalizimeve, policia vuri në mbikëqyrje banesën e tij në jug të Foggias dhe ranë në gjurmët e tij. Gjatë arrestimit, shqiptari tentoi të fshihej në çati, por pa sukses.

Vazhdo të lexosh

Reklamë