Subscribe

Thuajse 6 muaj nga vrasja e dy kushërinjve shqiptarë në Itali, policia e vendit fqinj ka prangosur pesë shqiptarë. Tre prej tyre janë vëllezër. Emrat nuk bëhen të ditur, por të ndaluarit janë të moshës 25-39 vjeç.

 

Vrasja e dyfishtë e Agron dhe Alban Lleshajt, 29 dhe 36 vjeç, ndodhi 10 nëntorin e shkuar në Canegrate të Milanos. Trupat e tyre u gjetën te masakruar me disa plumba në një automjet të përmbysur. Ishin banorët e zonës qe lajmëruan policinë për ngjarjen e rëndë.

 

Sipas hetuesve italiane, vrasja është kryer pas konflikteve për kontrollin e territoreve mes grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Viktimat njiheshin nga autoritetet e vendit fqinj, si persona me precedentë penalë.

 

Hetimet për vrasjen u shtrinë mes Shqipërisë, Italisë dhe Belgjikës dhe një prej të arrestuarve u ndalua në Belgjikë. Ata ishin zhvendosur vazhdimisht në Italinë veriore e qendrore, por edhe jashtë vendit, për t’i shpëtuar arrestimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *