Subscribe

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku 19 vjeçari Grei Bihuca humbi jetën pas një debati me bashkëmoshatarin e tij, policia ka vënë në pranga edhe një 17-vjeçar .

Ky i fundit dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë me 18-vjeçarin Florian Muka që qëlloi për vdekje me thikë të riun.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas policisë edhe 17-vjeçari u konfliktua me viktimën dhe shokun e tij 20-vjeç i cili mbeti i plagosur.

Konflikti mes të rinjve nisi në rrjetet sociale,  por përfundoi në tragjedi.ngjarja e  rëndë shokoi të gjithë ata që e njihnin të riun, i cili punonte si kamerier ne një prej lokaleve në afërsi të qendrës së qytetit. Bashkemoshatare dhe punonjes te lokalit bene homazhe mne vendin ku ndodhi vendngjarje mdhe thanë se Grei njihej si djalë i sjellshëm.

Të hënën Grei Bihuci, pasi bëri vetëm dy orë mësim, bashkë me shokun e tij të klasës u largua nga shkolla për tu sqaruar me autorin Florian Muka për konfliktin që kishin bërë në rrjetet sociale.

Por në debat e sipër 4 të rinjtë përfunduan duke u përleshur fizikisht deri në momentin kur 18-vjeçari Muka qëlloi për vdekje me thikë Bihucin , ndërkohë që u  edhe plagos shoku i tij./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *