Subscribe

Tre persona ranë në prangat e policisë pasi u vendosnin gjoba bizneseve në Kamëz. Grupi kontaktonte pronarët e kompanive përmes aplikacioneve të ndryshme telefonike dhe u kërkonte para.

 

Në 7 janar, Erjon Lika, Edmir Jaçe dhe Gazmir Ismailaj arritën të merrnin 12 mijë euro, në emër të përfaqësuesve lokalë.

 

Kjo u konfirmua nga Kryekomisari për hetimin e krimit ekonomik, Gentian Berberi.

 

GENTIAN BERBERI

KRYEKOMISAR

Nga tërësia e veprimeve hetimore, ka rezultuar se në datën 7 janar 2023, këta shtetas kishin përfituar, po përmes mashtrimit, edhe shumën 12 000 euro.

 

Operacioni mundi të parandalonte vendosjen e një tjetër gjobe ndaj një biznesi.

 

GENTIAN BERBERI

KRYEKOMISAR

Të tre këta shtetas, pas informacioneve nga strukturat hetimore, u kapën në flagrancë, në Kamëz, gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 000 euro, nga administratori i një subjekti privat.

 

Policia sekuestroi 10100 euro, 50 mijë lekë, dy automjete, fatura ytransaksionesh dhe 6 celularë.

 

Ky operacion është në vijim të atij të zhvilluar 4 ditë më parë, kur u arrestuan Jasmin Pepaj 40-vjeç, Rezart Pepaj 31-vjeç dhe Sherif Kadroviç, 36-vjeç, që prezantoheshin si punonjës të tatimeve.

 

Shuma e parave të sekuestruara këtij grupi ishte 142 mijë euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *