Subscribe

Gjashte aktiviste te lëvizjes “Vetëvendosje”, mes te cilëve edhe zedhenesi i saj, Frasher Krasniqi jane arrestuar mëngjesin e kesaj te marte ne Kosove. Ata u prangosen gjate nje operacioni te përbashkët te Prokurorisë Speciale dhe policisë, pas nje hetimi lidhur me sulmin me granate te 4 gushtit ndaj kuvendit te Kosoves dhe do te qëndrojnë 48 ore ne paraburgim. Gjate operacionit u sekuestruan edhe disa arme zjarri, si dhe nje sasi municionesh. Por arrestimet e fundit kryetari i levizjes “Vetëvendosje” i konsideron politike, ndërsa mohon qe armët e gjetura t’u përkasin aktivisteve te saj.

“Këto forma të arrestimeve janë të njëjta me ato që ka përdorur UDB-a serbe, dhe të njëjtat po i përdor SHIK-u prej kohesh ne Kosovë”.

Pefaqesuesit e “Vetëvendosjes” akuzuan kreun e policise se Kosovës se eshte vene ne shërbim te pushtetit dhe kane denoncuar keqtrajtimin e te arrestuarve nga forcat e rendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *