E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pranga çiftit shqiptar, dyshohet se ndihmuan grabitësit që hapën zjarr ndaj policisë greke

Një çift shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke këtë të diel, pasi dyshohet se kanë ndihmuar tre grabitësit që shkëmbyen zjarr një ditë më parë me forcat e policisë greke në Korinth.

 

Sipas mediave helene, dyshohet se ata merrnin makina me qira për llogari të grabitësve shqiptarë, e që më pas këta të fundit kryenin vjedhjet.

 

Reklamë

Si rezultat i shkëmbimit të zjarrit, dy prej shqiptarëve mbetën të plagosur, ndërsa më pas të tre u arrestuan nga autoritetet fqinje.

 

Grabitësit ishin prej kohësh nën monitorimin e policisë greke, pasi dyshohet se janë autorë të grabitjes së një banke në Kalamata, ngjarje e ndodhur gushtin e vitit të kaluar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë