22 persona janë arrestuar mbrëmjen e të martës në Itali, ku mes të cilëve dhe biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku dhe vëllezëri e tij.

 

Sipas medias italiane Bresciatoday.it, presidenti i klubit të futbollit Darfio, Gëzim Sallaku u arrestua me kërkesë të Drejtorisë së Antimafias italiane e prokurorisë së Brescias.

 

Media italiane shkruan se në pranga kanë rënë 3 vëllezërit e Gëzim Sallaku pasi i janë gjetur tre pistoleta që i mbanin pa leje.

 

Janë arrestuar vëllezërit Isuf, Taulant dhe Saimir Sallaku.

 

Nuk është e qartë ende lidhja mes personave të arrestuar por mësohet se policia ka ndërhyrë për të shkatërruar një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë që merrej me trafikun e drogës në disa provinca në Itali.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *