Subscribe

Një biznesmen dhe dy inspektorë të mbrojtjes së territorit në Bashkinë e Tiranës u arrestuan, ndërsa 4 oficere policie janë vënë nën hetim për shpërdorim detyre, korrupsion dhe ndërtim pa leje. Sipas policisë së Tiranës, operacioni i koduar “Ndërtimi”, çoi në pranga biznesmenin Jetnor Gjoka, dhe dy inspektoret: Amarildo Duka dhe Elton Spahiu.

 

Në rrugën “Xhanfize Keko” specialistët e mbrojtjes se territorit dhe oficerët e policisë, kanë lejuar Jetnor Gjoken që në kompleksin e pallateve të ndërtojë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe me garazhe prej 530 m2. Nga hetimet rezulton se edhe pse kane inspektoret edhe pse kanë marrë dijeni nga policia për këtë rast, ata kanë lejuar ndërtimin pa leje.

 

Nga ana tjetër, efektivët e policisë sipas shërbimit të kontrollit te brendshëm në polici, në vend të arrestonin inspektoret per mos veprim e shpërdorim detyre, kanë toleruar këtë situatë. Me herët, ky rast ishte denoncuar nga banorë te pallatit, por ata nuk janë përkrahur as nga Inspktoriati i Mbrojtjes se territorit dhe as nga efektivët e komisariatit numër 4, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *