E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pranga 41 vjeçarit, i dënuar në Itali për organizatë kriminale

Arrestohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shtetasi në kërkim ndërkombëtar Kristian Sula alias Bledar Gaçi, 41 vjeç, banues në Tiranë u prangos nga forcat e rendit në kryeqytet.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 7 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë