Vendi
Pranga 33-vjeçarit në Vlorë, u kap me armë gjahu dhe kanabis

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 33 vieçar, pasi në banesën e tij gjetën një një armë gjahu pa leje, si dhe 245 gramë kanabis në formë çokollate.
Arrestimi I tij u bë në përfundim të operacionit të koduar “Fast”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Ndërkohë materialet e hetimit për këtë shtetas i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Vlorës për veprat penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”, si dhe “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




